Nga Auron TARE
Një grup huliganësh polakë i bënë shurrën Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestuan dhe hodhën gurë kundër tyre. Policia shqiptare i fut brenda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme.
Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje, njerëzit e kanë hallin te telenovelat dhe thashethemet për ministrat e rinj. Imagjinoni nëse kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës, që na ka hapur kapitujt e bashkë-egzistencës.
Vetem një populli i tredhur mendërisht nuk reagon për këtë ngjarje të padëgjuar. Nuk i di detajet, por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar, nuk ka asnjë kuptim.
Ata djem duhen liruar dhe falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve. Përndryshe, e gjithe fasada me figurë të Gjergjit nëpër bashki dhe institucione shtetërore është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe herojntë e vet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI