Një grua dhe dy fëmijë u nxorën të gjallë pas 228 orësh nën rrënoja në Antioki, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti, në Turqi.Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.
Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaras.
Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë goditi javën e kaluar Turqinë juglindore.
Menjëherë pas tërmetit me magnitudë 6.7 ballë, një tërmet i dytë i madh 7.5 ballë goditi rajonin mëngjesin e nesërm. Tërmeti shkatërroi banesat dhe qytetet në Turqi dhe Siri.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Liban dhe Qipro. Tërmeti shkaktoi deri në 28 lëkundje të njëpasnjëshme me intensitet të madh dhe magnitudë më të madhe se 4./ATSH-ANSA-AA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI