– Numri i të vdekurve të raportuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi sot shifrën 28 000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.
”Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 24 617”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve AA duke cituar zëvendëspresidentin Fuat Oktay.
Autoriteti turk i fatkeqësive AFAD ndërkohë tha se 80 278 persona të tjerë ishin plagosur.
Në Sirinë fqinje, të paktën 3 574 persona kanë vdekur dhe 5 276 janë plagosur.
”Midis të hënës dhe të shtunës zona përjetoi më shumë se 2 000 pasgoditje”, sipas AFAD-it.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI