Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në seancën e kësaj të hëne ka vëndosur masën arrest me burg për kryebnashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Gjithashtu në burg nën akuzën e shitblerjes së votave ka ngelur edhe bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi.
Kujtojmë se Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, është arrestuar pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës.
Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.
Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI