Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, pak javë më parë, ku u arrestuan çifti, Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Prokuroria e Sarandës ka zbuluar të dhëna të reja pas kontrolleve të kryera në telefonin e autorit Lutfi Faslliu (Demçe). Sipas asaj që është zbuluar nga kqyrja e bisedave të tij në rrjetet sociale, është evidentuar qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek.
‘Eshtë bërë këqyrja e telefonit tip “Samsung” celular që i përket shtetasit Lutfi Faslliu ne dt.07.10.2021, nga ku kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin, konkretisht mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet WhatsApp dhe Messenger drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbajtje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari.’- thuhet në hetimet e prokurorisë.
35 kg marijuanë u sekuestruan në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ata fillimisht u kapen nga policia ne vendin e quajtur “Ura e Cukes” duke transportuar dy klandestine egjiptiane, por me pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 Kallashnikov dhe 35 kg marijuane./shqiptarja///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI