Në Mitropolinë e Athinës u mbajt të dielën mesha e për Kryepeshkopin e ndjerë të Shqipërisë Anastasi, ku mori pjesë edhe kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis.
Shërbesa e liturgjisë hyjnore përpara trupit të Kryepeshkopit Anastas, u drejtua nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë grek, Mitropoliti Lerotheos i Nafpaktos dhe Shën Vlashit.
Me pas Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, mbajti një shërbesë për shpirtin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas.
Në Greqi homazhet për Kryepshkopin e kishës ortodokse shqiptare Anastas do të mbahet sot dhe nesër, më pas trupi i tij do të sillet në Shqipëri.
Sipas vendimit të sinodit të shenjtë shqiptar, pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ne Tiranë, do të bëhet të martën, ora 16:00.
Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, me 29 janar ndërsa shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.///




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI