SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

U promovua në Gjirokastër, libri me krijime të 23 autorëve minoritarë grek, “Lule e vjedhur”

U promovua sot në mjedise të Hotel “Çajupi” Gjirokastër, libri me krijime të 23 autorëve minoritarë grek “Lule e vjedhur”, përgatitur nga Shtëpia Botuese NERASIDA dhe përzgjedhur nga Vangjel Zafirati.

Në këtë event kulturor ishin të pranishëm krijues dhe intelektualë nga minoriteti etnik grek në Shqipëri, pedagogë dhe studentë nga Universiteti “E.Çabej”, njerëz të artit, kulturës dhe medias, etj,.

Sipas Shtëpisë së njohur botuese NERAIDA, botimi është një antologji me tregime përfaqësuese nga autorë të minoritetit etnik grek. Në të përfshihen 23 prozatorë, duke filluara me shkrimtafin e shek.të 19, Athanasios Ikonomidhis (1843-1903) dhe deri te më i riu, Kristos Armando Gezos (1988).

Mbi punën përgatitore të kësaj antologjie folën Jani Malo, adminitrator i Shtëpisë botuese “Neraida”, pedagogia e universitetit Eqrem Çabej”, Mirela Karanxha si dhe përgjejgësi i përzgjedhjes së autorëve dhe veprave të përfshira në këtë botim, Vangjel Zafirati, panelistë të paraqitjes së mësipërme.

Në këtë paraqitje diskutantë të ndryshëm si poeti Petro Çerkezi, shkrimtari Thanas Dino, gazetari dhe shkrimtari Shkëlqim Hajno, gazetari Ëngjëll Serjani, shkrimtari Vangjel Papakristo, etj., përcollën vlerësime, opinione dhe konsiderata mbi botimin dhe vlerat e antologjisë “Lule e vjedhur” përzgjedhur nga 23 prozatorë të minoritetit etnik grek ./SarandaNews.al///

error: