-Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e zhvilluar ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Xhamlliku”, ku efektivët ndaluan dhe shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj. Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari Ergys Gjençaj, të cilit i janë deklarimet në lidhje me ngjarjen.
Sapo ka mbaruar deklaratën e tij, gazetari Gjençaj ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat duke u shprehur se bashkë me dëshminë kishte dorëzuar dhe dy videot e regjistruara me telefonin e tij.
“U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë e kreva detyrën time, dhashë dëshminë time, duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjes. Po ashtu dhashë edhe di videot e regjistruara nga aparati im celular dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi,”- u shpreh në prononcimin e tij gazetari Gjençaj.
Ndërkohë, pas tij, Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, ndaj të cilëve ka nisur një hetim edhe nga Shërbimi i Çështjebve të Brendshme dhe Ankesave, por deri më tani ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë disiplinore./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI