SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”/Videografi hungarez: Destinacion që na la pa fjalë

 “Duam t’ua dedikojmë këtë film shqiptarëve. Një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia”. Kështu shprehet videografi hungarez Peter Tothit dhe Cecilia Fazekasit të cilët kanë përmbledhur në një video momentet më të bukura nga udhëtimi i tyre dy mujor në Shqipëri.

Ata ftojnë të gjithë turistët që të shohin dhe eksplorojnë magjinë e kanioneve të Osumit, Alpet shqiptare, Korabin dhe Beratin, mes vendeve që siç shprehen ata, i kanë lënë pa fjalë.

Në videon të cilën Peter Toth, apo siç njihet në median sociale, @petey_dx e ka publikuar edhe në kanalin e tij të YouTube, thekson se “shpresoj që shumë prej jush ta shikojnë këtë film dhe të vendosin të shkojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë”.

Peter dhe Cecilia i falenderojnë shqiptarët për mikpritjen, ndihmën dhe tolerancën e tyre të pahasur sipas tyre në vendet e tjera.

Vërtete, shprehet Peter Toth poshtë videos së tij, një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia në botë./atsh///

error: