-Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve në Sarandë në këto ditë të rritjes së temperaturave ju gjendet pranë dhe i fton qytetarët për kontakte direkt me Administratorin.
Problematika ka shumë dhe ato meritojnë të dëgjohen duke u dhënë zgjidhje nëpërmjet bashkëpunimit.
Është hera e parë që komunikimi drejtpërdrejt me Administratorin hyn si formë pune.
Të gjithë janë shërbestarë pavarësisht nga kostumet . Kur Administratori komunikon drejtpërdrejt me qytetarët për probleme konkrete, vatësit e tij, kuptohet që duhet të ofrojnë cilësi shërbimi pas asnjë zvarritje sipas zinxhirit të kompetencave për të cilat paguhen.
Qytetarët konsumatorë, qofshin vendas apo shtetas të huaj që jetojnë në qytetin e Sarandës dhe në Ksamil, meritojnë të respektohen deri në një.
Në vijim në Rubrikën “SPORTELI i shërbimeve“, sarandaNews.al, do të sjellë jo vetëm zërin e konsumatorëve për cilësinë e shërbimeve që ofron Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve në Sarandë por edhe prononcimet apo intervista të Adminstratorit . /sarandaNews.al///


ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI