SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Uji i Syrit të Kaltër. Rikthehet kërkesa e Korfuzit për t’u furnizuar me ujë nga Shqipëria.

Pas shume viteve, rikthehet kërkesa e Korfuzit helen për t’u furnizuar me ujë nga Shqipëria pikerisht nga Burimet e Syrit te Kalter.

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ka ngritur çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit.

Lajmi, i cili është publikuar në portalin grek ERT NEWS dhe mban datën 26 maj të këtij viti, i referohet deklaratës së Machimaris, që flet për një marrëveshje me vendin tonë për transferimin e burimit të Syrit të kaltër drejt Greqisë. “Duke marrë parasysh si zhvillimet ashtu edhe situatën aktuale në vitet në vijim, do të përballemi me krizën e ujit, një krizë që zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite radhazi.

Me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne paraqesim një propozim/memorandum teknik të furnizimit me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë parasysh dhe duke shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studimet ekzistuese si ai i Politeknikut (1991), të cilat mund të përditësohen në të dhënat aktuale”, deklaroi Machimaris.///

error: