Një aksident në punë ndodhi sot në Ksamil. Artur Haskia 32-vjeç, banues në Sarandë është aksidentuar duke punuar me gur fresibël. 32-vjeçari ndodhet ende në sallën e operacionit në spitalin e Sarandës duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur shkakun e ngjarjes së ndodhur.
Njoftimi i Policise: Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:10, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. H., rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gurë fresibël, në Ksamil.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të ngjarjes///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre