Perëndimi i ka ofruar Presidentit të Ukrainës që të largohet nga vendi, për shkak të pushtimit rus, por kjo është refuzuar nga Zelensky, madje në një intervistë televizive për Abc News, ai ka deklaruar se “Unë jam një qytetar i shtetit tim, një president i zgjedhur në mënyrë legjitime”.
Ai shtoi se nëse do të largohej nga Ukraina do të ishte gjallë, por “nuk do të ishte më një njeri”.
Po ashtu, Zelensky tha se Ukraina duhet të ketë një marrëveshje kolektive të sigurisë me të gjithë fqinjët e saj në të ardhmen.
Më tej në intervistë ai ka deklaruar se populli ukrainas nuk është gati për ultimatume, por është e rëndësishme që njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës të jetojnë në Ukrainë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit