Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, bazuar mbi “Deklaratën e UNESCO-s” të vitit 1995 të parimeve mbi tolerancën. UNESCO thotë se, toleranca është respekt, pranim dhe vlerësim i diversitetit të pasur të kulturave të botës sonë, formave tona të të shprehurit dhe mënyrave të të qenit njerëzor.
Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën 51/95 duke shpallur 16 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës. Ky veprim pasoi miratimin e një Deklarate të Parimeve mbi Tolerancën nga Shtetet Anëtare të UNESCO-s. Ndër të tjera, deklarata pohon se toleranca nuk është as kënaqësi, as indiferencë. Toleranca njeh të drejtat universale të njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. Njerëzit janë natyrshëm të ndryshëm; vetëm toleranca mund të sigurojë mbijetesën e komuniteteve të përziera në çdo rajon të globit.
Po cilat mund të jenë disa nga mënyrat e kremtimit të kësaj dite? UNESCO sugjeron:
Të mësojmë mbi kultura të ndryshme nga e jona.
Të bëjmë punë vullnetare.
Pjesëmarrja në aktivitete mbi diversitetin.
Të ndash ushqimin me të tjerët, si formë shkëmbimi kulturor.
Të ndërgjegjësosh lidhur me tolerancën.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata