Kryeministri Edi Rama tha kur Bashkimi Europian të shpërndajë vaksinat, Shqipëria do të marrë më shumë doza se gjithë vendet e tjera të rajonit.
“Kur BE të shpërndajë vaksina për vendet e rajonit, unë do të marr më shumë vaksina se të tjerët. Unë nuk kam shigjetuar Bashkimin Europian, sepse unë jam evropian”, tha kryeministri.
Mua si europian, vijoi Rama, nuk më ndalon dot asnjë të them që BE mori një vendim absurd.
“Këto nuk janë gjëra që e ulin Shqipërinë. Këto janë gjëra që tregojnë respektin që kemi për veten”, tha Rama.
“Ditën e hënë ne fillojmë vaksinimin e gjithë stafeve të hotelerisë. Ne duam t’i themi tursitëve hajdeni në hotelet e Shqipërisë, nëse keni problem mos infektoheni rrini në hotel plazhin e keni para, stafi shqiptar nuk ju infekton, ju mbron dhe sezoni turistik do jetë i lehtësuar”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI