Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 1 035 667 vaksinime antikovid në vend.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së martës shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.Ministrja bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 6 433 vaksinime kundër koronavirusit.
Në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën dje 18,720 doza të vaksinës Pfizer.1,238,790 vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.///atsh///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta