SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vaksinimi masiv antikovid/ Kryhen 391 351 vaksinime në vend

Procesi i vaksinimit masiv po ecën me ritme të shpejta dhe sipas të dhënave të publikuara nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë ditës së premte janë vaksinuar 8 353 qytetarë.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer 391 351 vaksinime.

Në total, Shqipëria ka administruar deri tani mbi 700 mijë vaksina, ndërsa renditemi vendi i parë në rajonin e Ballkanit për procesin e vaksinimit masiv kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Gjithashtu sot ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerive, ndërkohë që në total janë 60 mijë punonjës të fabrikave me material porositësi që do të vaksinohen.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.///atsh///

error: