Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës ndihmuan 3 shtetas nga Turqia, pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt. Sipas Policisë, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.
Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.
Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI