Në redaksinë e SARANDANEWS.AL, mbërriti së fundi një informacion nga një operator turistik:
Duke gjykuar se mesazhi i këtij informacioni duhet dëgjuar së pari:
-nga Bashkia dhe struktura e saj e Policisë Bashkiake (Ligji Nr. 89/2022, PËR POLICINË BASHKIAKE) në përcaktimet ‘Kompetencat dhe detyrat e Policisë Bashkiake’ ku hidhet dritë mbi detyrat për sigurinë e normalitetit në qarkullimin rrugor (Neni 9, Pika 2.b),
-Po edhe për ndërgjergjësimin e publikut dhe veçmas, të drejtuesve te automjeteve në qytet, ku ende ‘ka mbetje‘ të pozave prej garipi dhe karshillëkut ndaj Policisë Bashkiake dhe normalitetit urban në një qytet tusistik si Saranda., informcionin po e japim të plotë pasi adreson një situatë konkrete flagrate.
INFORMACIONI NGA OPERATORI TURISTIK:
“Sarande, rruga kryesore, Nr. 2, mesnate , 14/06/2025 .
Bllokohet rruga per autobuzin me turista Norvegjeze dhe Daneze nga nje automjet fuoristrade.
Pas 30 min, turistet zbresin te irrituar dhe nisen me kembe ose me taksi per ne hotelet e tyre. Policia nuk mundi te beje asgje.

Nuk ka garanci qe raste te tilla nuk do perseriten.” Disa pyetje që rrjedhin pas leximit të mesazhit konstatus dhe të trishtuar të Operatorit turistik:
- Ka informaicon në kohë reale Policia Bashkiake?,
- Po karotrec a ka për raste emergjente për largimin nga rruget e qytetit të mjeteve qe bllokojnë trafikun dhe i japin qytetit dhe vendin tone imazhin e nje province në Afrikën e jugut ?
- Po KURAJO për ndëshkime psh kur bllokohet rruga kryesore se ….histori shqiptare…nje drejtues automjeti do tË blelë byreqe në lokalin majtas (Te “Xhavara“) poshtë Pallatit të Drejtësisë..dhe autobusat e linjave dhe ata me turiste presin sa të marrë byreqet dhe…. dhallën …drejtuesi i automjetit që bllokon rrugën dhe askush nuk SKUQET!?
- Kurajo e dimë që kanë…por imazhi i punëve publike në qytet është imazhi i vendit tonë ku një rast si ky i sipërmi i shumëzon me ZERO /sakrificat e biznesit turistik dhe qeverisjeve lokale për të mirëseardhur miliona turistë të tjerë në vendin e Maldiveve shqiptare(!) /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.