Megjithëse bashkia ka vendosur njoftime mbi ndalimin e qarkullimit të monopatinave ne bulevardin kryesor “Naim Frashëri” buzë detit pothuaj askush nga përdoruesit e këtij mjeti nuk i ka përfillur këto njoftime, duke i bërë karshillëk vetë policisë bshiake.
Një ngjarje tashmë e zakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku një shtetase është përfshirë në një aksident si pasojë e përplasjes me një monopatinë elektrike.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi B. R., 40 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit elektrik dhe është përplasur me kalimtaren, shtetasen S. D. Për pasojë, e lënduara ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa i dëmtuar ka mbetur edhe vetë drejtuesi i monopatinës.
Ngjarja është dokumentuar nga shërbimet e policisë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore. Ky është një tjetër rast që ngre shqetësime mbi përdorimin e mjeteve elektrike në hapësirat e dedikuara për këmbësorët, veçanërisht në zonat me prani të lartë turistike siç është shëtitorja e Sarandës. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”
Opinion.Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut