SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM. Mania me tituj në anglisht të emisioneve në TV shqiptare

Nga Xhemal MATO

Ne se një kërkues i gjuhës shqipe i vitit 2125 (pra 100 vjete me vone ) do te studionte titujt e programeve televizive te stacioneve kombetare Televizive te vitit 2025 ne Shqipëri, do te dyshonte forte ne se ne keto media përdorej gjuha shqipe. Nga një vrojtim i shpejt ja titujt e programeve kryesore te tyre:

TVKlan : · Aldo morning show, · X Factor Albania, · Reality show, · Dance with me, · Love story, · Love island Albania. · Chek in (Program per ekonomine)

Top Chanel: · Reality show, · AG Show, · Big brother VIP fan Club, · Top story ( Grida Duma), · Top Talk Economy, · Insight Story, Wake Up, · Top Music Awards, · Dancing with the satars

News 24: · Open (Eni Vasili), · Fit station (Cenkuela Hasa), · Life sream, Vision Plus, · Fake of (Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli), · Living room (Matilda Terpollari)

TVSH : · Millennials Unplugged,

Kur e pyeta IA (Inteligjencen artificial) se perse ndodh dhe cfare pasojash ka, ja si m’u pergjigj:

“Përhapja e titujve anglisht në programet televizive shqiptare mund të rrjedhë nga dëshira për të imituar formatet e huaja, duke reflektuar tendencat globale në media. Kjo mund të tregojë gjithashtu një formë snobizmi, ku përdorimi i anglishtes shihet si më prestigjioz.. Perceptimi i drejtuesve te mediave: ne perdorimin e gjuhës angleze qofte dhe ne titujt e Programeve, mund të jete si një shenjë e modernitetit dhe profesionalizmit, por mund të pasqyrojë gjithashtu një humbje të lirisë për të komunikuar në mënyrë efektive me audiencën vendase, pasi i jep përparësi interesave komerciale mbi rëndësinë kulturore. Kjo prirje mund të çojë në shqetësime për identitetin kulturor dhe gërryerjen e gjuhës shqipe, duke ngritur pikëpyetje për ekuilibrin midis lirisë krijuese dhe identitetit kombëtar”///

error: