SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM. Sarandë.Bashkia me sallë mbledhjesh për Këshillin sa një kuti sardelesh…

Nuk është hiperbolë. Bashkia e Sarandës ende vijon t’i bëjë mbledhjet e Këshillit Bashkiak në një sallë të Kinoteatrit “Butrinti” sa një kuti sardelesh…

Megjithëse përfundoi veç pak ditë më parë rikonstruksioni i sallës së madhe në godinën e Bashkisë, askush nga ish udhëheqësit largpamës nuk mendoi për përshtatjen e kësaj salle edhe për mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Nl sallën e Kinoteatrit në mbledhje e datës 28 korrik u deshën 32 këshilltarë + 30 pjesëmarrës nga administrata dhe media që të niste asfiksimi.

Sa për publikun apo grupet e interesit që parashikon ligja, nuk bëhet fjalë. Vizionarët kanë menduar bukur fort, që publiku, qytetarët e interesuar të ndjekin problematikat e jetls së tyre, të mbeten përtej portës së sallës “kuti KONSERVE”.//sarandNews.al///

error: