Niveli i muzikës së natës, në Sarandë, u bë edhe objekt i diskutimit të këshilltarëve bashkiakë në mbledhjen ne 28 korrikut, e para mbledhje pas Konstituimit.
Këshilltari Ermir Hoxha dhe Ibrahim Barjami kane ngritur shqetësimin për nivelin e muzikës që shpërndahet çdo natë nga anijet turistike në Gjirin e Sarandës.

Por ndërsa diskuitimi ka prekur decibelin, njësinë matëse të nivelit të ndotjes akustike, një këshilltare duket më e mirinformuar nga të tjerët ka sqaruar se nivelin e larte e zgjidh një tasksforcë e ngritur edhe në Sarandë me përfaqësues nga Policia e Shtetit, AKU dhe një përfaqësues i Bashkisë.

Kësisoj, sa herë banorët dhe turistët do të shqetësoshen nga niveli i lartë i muzikës, deri në orën 24.00, mjafton të kujtojnë se kemi një TASKFORCË dhe kaq! ///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi