SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM: Sarandë. Bukuri që vret! Ndërtesa publike e lënë në mëshirë të fatit.

Nga Zana JAKOVA

 Bukuri që vret! –Kjo do të ishte diçitura e parë duke përdorur  sistemin figurative të Migjenit të madh, ndryshe, poetit të mjerimit...

 Ndërtesë publike e lënë në mëshirë të fatit. Ky, do të ishte me pak fjalë prezantimi në sytë e banorëve të hershëm apo rishtarë në Sarandë, po edhe të vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjedhin Sarandën dhe rajonin e saj si një destinacion turistik.

Çfar ka qenë dhe ç’është tani? Këto dy pyetje I vijnë gjithkujt që shikon pamjet e sotme. Ndërtesa në rrezik shembje, e rrethuar nga bukuria e bukovileve ngjyrëzjarri të qytetit bregdetar, nuk ka gojë të flasë. Por ka ‘gojën’e e rrefimit te mosveprimit prej pronarëve legjitimë siç është Bashkia.

Ish seli diplomatike midis dy Luftrave Botërore, ish komitetit i qytetit në kohën e sistemit monist…Godina edhe me ‘memecërinë e saj FLET.

Flet, sesi nuk duhet lënë në kët farë derexheje, pavarëisht disa dështimeve dhe nismave për ta shqyrtuar në mbledhjet e këshillave bashkiake .

Për ironi, para godinës kalon shëtitorja e madhe  Sarandës  me flukse tuiristësh përherë në rritje. Madje, një spirancë e nxjerrë nga thellësitë e detit prej peshkatareve tequytetit, sot është një vepër arti me mbishkrimin shoqërues :

”Vizitor, Hidh edhe ti spirancën tënde në këtë qytete mikripitës!”

(Dhe kalimtari rastësor shton: “POR KUJDES! Mos të zërë ngrehina sipër/godina!!..)

Anash nga veriu I kësaj ngrehine/godine puiblike mund të  shikosh edhe Piperin e kuq, pikë atraktive turistike e Sarandës, e mbjellë këtu nga Poeti Kombëtar, Naim Frashëri.

Njeriu afrohet për të parë më mirë, kete peme dekorative…(POR,KUJDES, mos të zërë ngrehina sipër!!)

Nëse do të kishte sadopak vemendje edhe për një memorie urbane të qytetit nëpër kohëra;  do të duhej që kjo ndërtesë të përfshihej më së paku, në një projekt rivleresimi dhe rikonstruksioni duke ruajtur tiparet aritektonike të saj .

Në shumë qytete të vendit po edhe ën zonat rurale sot është “zgjidhur qesja” e fondit për rikonstruksion godinash karakteristike, bujtinash e kësisoj lloji, etj,..

Por kjo Godinë ?

Dhe së fundi:

-I NDERUAR, NDJEKËS I KËSAJ FAQEJE,

CILI ESHTE OPINIONI JUAJ PËR KËTË OBJEKT? ? Ç’DUHET BËRË ME TË?

DHE KUSH DUHET TË VEPROJË PËR KËTË PRONË PUBLIKE? /SARANDANEWS.AL///

error: