SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM: Shatërvanët e tharë të  Sarandës dhe vizionaret e metropolit

Petro KAMENICA

Nëse i shikon sot dy shatrëvanët publik të Sarandës, i pari në shëtitoren e mirënjohur “Hasan Tahsini” dhe i dyti në Parkun me emrin me aromë lindore “Miqësia”, janë që të dy, të tharë. Pa pikë uji. Anës detit i papirë! -do të perifrazonim Imzot Nolin e madh.

Askush nuk e di në qytetin turistik  të 3 D-ve( siç ia ka qejfi si refren bashkissë: Det-Diell-Dashuri); pëveçse në godinën e kësaj të fundit mund ta dinë ndoshta, se përse janë tharë shtarëvanët publik të Saradës?

Nëse shkon në orët e paraditës te shatërvani I madh I ndërtuar falë vizionit të arkitekteve (në kohën e  kandidimit dikur të Fatos Nanos si deputet në Sarandë); shikon hërë një, herë të  moshuar që presin se ndoshta shtarërvani do t’i freskojë si dikur sadopak nëse do të vihet në punë. Por më kot. Ata presin sa saçi I diellit me temperatura deri në 40 gradë t’u bjere mbi çaçkë të kokës dhe, largohen për nga hijet e pemëve.

“Është gjunah që nuk punon shatërvani,-shprehet një I moshuar I cili qëndron cdo ditë në stolat pranë gropës së madhe pa ujë të lyer me ngjyrë blu. -Tani ulemi këtu shikojmë këto tubacionet dhe pompat.-thotë ai duke shtuar se “Nuk kërkon investim shtesë, vetëm të lëshojnë ujin”.

-Mirë e ka ai por ujin e ka zënë kuçedra more bir, -hidhet një tjetër që nuk nxjerr as kokën jashtë hijes së pemës ku qëndron.

Pastaj shoku I tij ironizon kur thtoë: “Ce duan të ketë ujë shtaërvani, të freskohen njerëzit dhe të grumbullohen si dikur  pushues vendas e të huaj, të bëjnë edhe fotograti këtu si më parë!. Tek e fundit, në këtë park me emrin “Miqësia” ka qenë Komiteti i Partisë dhe mbase që nga nëntoka e parkut ish sekretari me emrin Jashar, Qemal, apo Syrjah beu, kanë dhënë urdhër STOP! Asnjë pikë ujë të mos dalë kot por të shkojë për bujqësinë për misrat e Vurgut!

-Po mirë mo, ky këtu se u tha nga vapa po ai tjetrit, te “Hasan Tahsini” buzë detit, ‘ç’pati? As për atë nuk ka ujë?

-More.- I hidhet me romuz.i moshuari I tretë që mban një gazetë mbi kokë edhe psë është në hije peme

.- Nuk merni vesh ju ç’behet ne dynja me zjarre që po na zhuristin në Mal të Gjërë e Pece e Kardhikaq,  me luftën në Ukrainë nga i çmenduri I Rusisë e ku di unë, apo s’jeni në mëtro.!?

-Leri more zjarret e Putinin se çelësat e shtarëvaneve i ka Bashkia askush tjetër.. Vëmë bast se tani që hyri gushti dhe sot shënoi kalendari 2 gusht, bashkia do të zgjohet për shatërvanet?

Hee? Nuk u amban? Nuk u amban!  Domethënë se nuk keni besim tek bashkia jonë.Harram ju qoftë! Unë për vete kam besim dhe hedh bast me një kafe dhe një raki vetë te Bequa afër Bashkisë se vetëm atje çmimii I kafes nuk është rritur në qiell!..

Është hedhur basti ndërkaq dhe të moshuarit dhe jo vetëm; presins se ndoshta gushti që hyri do t’i kujtojë ata të shërbimeve ën bashki t’I  bëjnë derman shatërvanit me emrin emadh ala kinezçe “Miqësia” dhe atij të voglit buzë detit që lidhet me historinë e shumë brezave në Sarandë si një symbol I skulpturës së parkut .

Ketij të fudnit vërtet nuk dihet përse ia thanë ujin që kurse firma e shtëtutores vuri dorë atje si për të na kujtuar se ka Sarandë, det e më the të thashë, por ka edhe Sahara !

Madje thonë se FSHZH (Fodi Shqiptar I Zhvillimit) që zgjidhi qesen për shëtiotren e  Sarandës nuk bën shaka dhe e ka mbajtur shënim edhe këtë punën e shatrëvanit ikonik të Srandës, se Saharanë e dijën që e dijën  që nga gjeografia në shkollë./sarandanws.al///

error: