SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare me Greqinë

Si pasojë e protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë, në 4 pikat: Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë. Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe shërbimet taksi.

E thënë ndryshe, nëse mjetet apo kamionët nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas, nuk do lejohen që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht.///

error: