Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” se Presidenti Ilir Meta ka qenë ‘block’ në celularin e saj gjatë fushatës. Ajo u shpreh se ka qenë zënë me kreun e shtetit për çështje të zgjedhjeve.
Sipas Kryemadhit, çështja e procesit zgjedhor në Shqipëri kërkon fokusin e të gjitha institucioneve. Kryemadhi tha se “pajtuesi i gjaqeve” mes saj dhe Metës ka qenë Lulzim Basha, i cili sipas kryetares së LSI-së është në unison të plotë me kryetarin e shtetit.
Blendi Fevziu: Si janë raportet me Bashën? Keni folur këto kohët e fundit?
Monika Kryemadhi: Pa fund kemi folur jemi gjithë kohës në kontakt. Biles meqë kishin merak jam zënë apo nuk jam zënë unë me Ilir Metën, Po, kemi qenë…
Blendi Fevziu: Jeni zënë me Ilir Metën?
Monika Kryemadhi: Po, ka qenë ‘block’ Ilir Meta në telefonin tim.
Blendi Fevziu: Pse?
Monika Kryemadhi: Sepse zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe për shkak të…
Blendi Fevziu: Po ju e quanit dashuria e jetës sime para disa kohësh apo u tret dashuria për një muaj?
Monika Kryemadhi: Në politikë dashuria është luftë dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u pajtuar.
Blendi Fevziu: Ju ishit zënë me Ilir Metën për çështje personale apo çështje të zgjedhjeve?
Monika Kryemadhi: Zihemi për çështjet e zgjedhjeve.
Blendi Fevziu: Po ç’punë ka presidenti me çështjet e zgjedhjeve në LSI?
Monika Kryemadhi: Sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor në Shqipëri kërkon fokusim total të të gjitha institucioneve shtetërore dhe ajo që është akoma më e rëndësishme është që institucionet zyrtare, qoftë Presidenti, Kryeministri, prokuroria dhe gjykatat janë institucione që qoftë pavarësisht se ndodh kapja e shtetit, qoftë edhe për hipokrizinë qytetare dhe të mediave duhet të jenë shumë korrekte.
Blendi Fevziu: I bie që këto kohë Basha po bën pajtuesin e gjaqeve?
Monika Kryemadhi: Po e them, sigurisht që është pajtues i gjaqeve sepse është në unison me Presidentin Meta. Unë jam më agresive, më radikale në veprime se këta.
Blendi Fevziu: Më radikal se zoti Meta unë nuk kam parë këto kohë?
Monika Kryemadhi: S’keni parë gjë…
Blendi Fevziu: S’kam parë gjë akoma!
Monika Kryemadhi: Po të jetë puna për radikale Ilir Meta ka falur nja shtatë herë deri tani Edi Ramën, Monika Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI