SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

‘Viti i pemëve’. Delvina nisi mbjelljen e 2000 fidanave me pisha për vitin 2024

Në Delvinë ka nisur mbjellja e fidanëve të parë për vitin 2024. Burime nga Bashkia e kptij qyteti vunë n dukje se do të mbillen 2000 fidana me pisha për vitin 2024.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan në facebook, se po mbillen 2 mijë fidanë pishe në kuadër të ‘Vitit të Pyjeve’. “Në Delvinë nisin mbjelljet e para për këtë vit, me 2 mijë fidanë të rinj pishe për Vitin e Pyjeve”- shkruan Rama.

Zjarret e vëna nga persona të pandëshkuar gjatë viteve të fundit në Delvinë dhe kurorën e gjelbër të saj kanë shkrumbuar mijëra pemë. Ndërsa pylli i lagjes Çoro, u zhduk nga sopata dhe inekzistenca e strukturave shtetërore të ngarkuara me ligj për mbrojtjen e pyjeve publike./sarandaNews.al///

///

error: