SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Viti i ri shkollor/ Shahini: Parësor ruajtja e shëndetit të fëmijëve, paralelisht edhe mësimi online

Ministrja e Arsimit, Besa Shahi në një intervistë një javë para nisjes së vitit të ri shkollor, tregoi rregullat dhe udhëzimet, të cilat priten të zbatohen në shkolla, duke renditur parësore ruajtjen ee shëndetit të fëmijëve.

Shahini theksoi se vendimi për t’i kthyer fëmijët në shkolla, është marrë me synimin për të ndjekur me përpikëri masat higjeno-sanitare, që janë kërkuar edhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë.

“Ne po bëjmë të pamundurën që të jemi gjatë gjithë kohës që t’i informojmë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, për të gjithë procesin që do të zbatohet për këtë vit shkollor. Do të vijojmë me informacione çdo ditë si përmes rrjeteve sociale ashtu edhe mediave tradicionale”, u shpreh Shahini.

Sipas saj, janë dy elementë të rëndësishëm; protokollet e shëndetit, që po i diskutojmë më përpikëri dhe pastaj janë udhëzimet se si do të zhvillohet procesi mësimor.

“Këtu kemi dy elementë: njëri është kthimi në shkolla, që përkundër faktit se jemi në mes të pandemisë e pamë shumë të rëndësishëm që ta bëjmë këtë, sepse në radhë të parë është i rëndësishëm për arsimin e fëmijëve, por edhe për shëndetin e tyre mendor dhe emocional. Kemi marrë mesazhe nga prindërit dhe nxënësit që duan të kthehen në shkollë. Kjo është e mundur që paralelisht ne zhvillojmë edhe mësimin online, që tashmë e kemi realizuar dhe do ta lançojmë duke filluar nga 14 shtatori”, theksoi ajo.

“Në raste se ndodh që kemi infektim në një klasë apo në një shkollë ne do ta mbyllim atë klasë apo atë shkolle, dhe pastaj ne do të bazohemi në mësimin online dhe në kanalin RTSH Shkolla”, u shpreh Shahini. ///atsh///

error: