Pagat për mjekët, infermierët, mësuesit, mbrojtjen, Policinë e Shtetit dhe të burgjeve do të rriten vitin që vjen.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se shtesa e fondit për politikën e re të rritjes së pagave në buxhet është 2.4 miliardë lekë.
“Shpenzimet totale për pagat e administratës publike llogariten 90.6 miliardë lekë, ose 4.9 % e PBB-së“, tha Ibrahimaj.
Në vitin 2021, sipas ministres Ibrahimaj, qeveria parashikon rritjen me 6 % për funksion për bluzat e bardha dhe mësuesit.
Paga do të rritet deri në 150 % për policët që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, ndërsa pagat e Policisë së Burgjeve do të barazohen për gradë dhe funksion me atë të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë në vitin që vjen rritje do të njohë edhe ndihma ekonomike. Fondi shtesë për këtë politikë është 1.45 miliardë lekë.
“Masa e ndihmës ekonomike rritet me 10 %. Ajo do të dyfishohet në 2022-in për nënat me shumë fëmijë. Për gratë e trafikuara dhe fëmijët nën 18 vjeç masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet”, tha Ibrahimaj.
Në buxhetin e vitit 2022 është planifikuar një fond prej 2.6 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve, ndërsa 3.5 miliardë lekë është fondi për bonusin e fundvitit për pensionistët.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata