Banesat e 3 vëllezërve në fshatin Hadëraj të Vlorës kanë qenë objektet e grabitjeve në seri. Autorët, të veshur me uniforma policie, siç rrëfejnë pronarët e banesave, kanë marrë 500 mijë lekë të reja ditën e parë. ditë më pas, objektivi nuk ndryshoi, fokusi ishte fisi Caushi, por nga banesa e vëllait tjetër, Hekuranit, u larguan pa marrë gjë.
Grabitësit insistuan për herë të tretë në të njëjtin fis, por kësaj radhe hasën në rezistencë dhe thuajse i gjithë fisi u përlesh me ta.
Pjesëtarë të tjerë të fisit shprehen të terrorizuar për atë që ka ndodhur. Policia e Vlorës njoftoi se ka arrestuar 3 nga 4 grabitësit e dyshuar, mes tyre një 22-vjeçar nga Selenica, i cili lëvizte i armatosur në zonë, ndërsa po kryhen të gjitha veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit