Një shqiptar është vënë në shënjestër të autoriteteve greke për vrasjen e dyfishtë në qytetin Chania, Kretë.Sipas informacionit nga ishulli, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas fatkeqe dhe e mbyti atë.
E moshuara u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër. Pas vrasjes trupi ishte copëtuar dhe ishte futur në një valixhe.
Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.
Disa ditë më parë ishte lëshuar një alarm për zhdukjen e të moshuarit, por nuk kishte as informacionin më të vogël, ndërsa kërkimi për vendndodhjen e telefonit të tij celular nuk kishte dhënë ndonjë rezultat.

Sipas vlerësimeve të ekzaminuesit mjekësor, gruaja u mbyt për vdekje dhe autori, ende i paidentifikuar përdori një shami që u gjet e lidhur rreth qafës së saj.
Në të njëjtin informacion nga ishulli thuhet se trupi i saj u gjet të Dielën në mëngjes, kur vajza e 82-vjeçares u shqetësua se nëna nuk po i përgjigjej në telefon dhe iu desh që ta hapte derën me një person që rregullon brava.
82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur. (Panorama///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI