Nje aksident i rende automobilistik ndodhi ne mbremjen e sotme ne aksin rrugor te autostrades Vlore-Fier.

Burime zyrtare policore nga Vlora ben te ditur se:
” Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
23-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Vlorë-Levan quhet Anxhela Çapo.
Nderkohe mesohet edhe emri i vajzes qe humbi jeten ne aksidentin tragjik. Burime nga Vlora bene te ditur se ajo është shtetasja Anxhela Çapo
Bashkudhetarja qe ka mbetur e plagosur gjithashtu 23-vjeçe Silvana Muho, është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën. Vazhdojne perpjekjet e stafit mjekesor per te bere te mundur shpetimin e jetes se 23 vjecares.

Grupi hetimor, po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit te rende te ndodhur sot ne mbremje ne oren 19.25 ne autostraden Vlore-Fier.///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI