SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VLORE-SARANDE/Makina merr flakë në ecje, ja cilat janë dyshimet e para të policisë

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Vlorë-Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Dukat. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K. ka marrë flakë në ecje. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike./’//

error: