SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vonesa për ne BE është më shumë se krim, është gabim

Nga Majlinda BREGU

-Si sot 72 vite më parë, ministri i Jashtëm francez Robert Schuman sugjeroi që vendet evropiane të bashkohen si një treg të përbashkët ekonomik. Një unifikim i tillë ishte e vetmja mënyrë për të garantuar paqen afatgjatë në Evropë.
Në deklaratën e tij të famshme, Schuman tha se “arritjet konkrete” ishin thelbësore për “ruajtjen e paqes”.
Për fat të keq , këtë 9 maj, Evropa është zhytur në krizën e saj më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Askush nuk e parashikon dot sot, si do të dalim nga kjo luftë.
Ky moment është gjithashtu vendimtar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, i cili mund të kontribuojë në zgjidhje siç po bëjnë vendet e tjera evropiane.
Ne nuk jemi qelibar, por në fund të fundit kush është?
Çdo vend ka historinë e tij kombëtare. Por ato çka na bashkojnë janë të njëjtat aspirata.
“Ne kemi qenë keq, e tani duam të jemi më mirë dhe më mirë jemi në Evropë”.
Ne jemi evropianë jo vetëm për shkak se pajtohemi me vlerat e mishëruara në Traktatet e Bashkimit Evropian. Ne jemi evropianë sepse zgjedhim të jemi.
Megjithatë, tani ndoshta pak më shumë, “muza e mësimeve të nxjerra” po flet më fort:
“Përpara se më vonë të bëhet një jetë, procesi i anëtarësimit duhet të ndryshojë. Për mirë.”
Pasojat e bllokimit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç thonë francezët- c’est plus, qu’un crime, c’est une faute!
Është më shumë se krim, është gabim!
Gëzuar ditën e Europës nga Parisi.///

error: