Kryetari I KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka publikuar listën me pikat e DHL-së të hapura sot në Greqi.
Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi u është drejtuar me një mesazh votuesve nga jashtë me banim në Greqi.

“Në listën e shfaqur keni pikat e DHL të hapura sot në mbarë Greqinë dhe orarin e punës së tyre për datën 3 Maj 2025”, deklaron Celibashi krahas listës së publikuar në rrjetet sociale.
Edhe një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se “në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore”. KQZ publikoi informacionin e detajuar mbi adresat e pikave të shërbimit, oraret e operimit dhe zonat që mbulohen nga secila pikë.
“Gjatë këtyre orareve, qytetarët mund të plotësojnë fletën e votimit në vend dhe ta dorëzojnë menjëherë te përfaqësuesi i DHL”, njoftoi KQZ./Almarina GEGVATAJ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI