Gjykata e greke ka dënuar me 15 vite burg babë dhe bir të cilët vranë në shtator të vitit 2022 biznesmenin shqiptar Xhani Topalli. Sipas asaj që raportojnë mediat helene, gjykata e Kos ka dënuar babë dhe bir 53 dhe 30-vjeç, duke theksuar se vendimi ishte 5 me 2. Prokurorja e rrethit kishte rekomanduar fajësinë e tyre, ndërsa kishte sugjeruar që të mos njiheshin rrethana lehtësuese.
Biznesmeni 46-vjeçar u vra, më 28 gusht, në Faliraki të Rodos, jashtë dhomave me qira në pronësi të autorit të rrëfyer 53-vjeçar. Babë dhe bir deklaruar para gjykatës në vitin 2023 se vrasja e shqiptarit kishte ndodhur gabimisht apsi ai ishte përpalsur në tokë, por ekspertiza nxorri më aps që ai kishte shenja të një litari në qafë. Pas hetimeve rezultoi se shkak për vrasjen ishte bërë një borxh që 53-vjeçari grek i kishte biznesmenit shqiptar të ndërtimit, për një punë që i kishte bërë në vitin 2019-të.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI