Vrasja e 20-vjeçares Caroline në sy të fëmijës së saj 11 muajsh prej ditësh vijon të marrë vëmendjen kryesore nga mediat greke. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e saj.
Sot media “Espresso” duke iu referuar burimeve ka publikuar detaje lidhur me autorët e mundshëm të kësaj ngjarje të rëndë. Kjo media raporton se një prej personave të kërkuar për vrasjen e nënën 20-vjeçare mund te jete një shqiptar me precedent të mëparshëm penal.
Shqiptari që është shpallur në kërkim ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, formim të një organizate kriminale, grabitje dhe krime të tjera. Ai së fundmi është liruar nga burgu dhe policia ka shkuar në banesën e tij, por nuk e ka gjetur aty, por nga autoritetet ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë gjë.
Autoritetet dyshojnë tek shqiptari pas dëshmisë së bashkëshortit të 20-vjeçares, i cili ka treguar se një prej autorëve ka qenë një burrë rreth 170 centimetra i gjatë.Po ashtu ai ka treguar dhe detaje të tjera që duket se po ndihmojnë hetuesit për të ndërtuar identikitët e autorëve.
32-vjeçari me profesion pilot pritet që të merret sërish në pyetje dhe të herë më shumë dritë se çfarë ndodhi natën e grabitjes, ku për fat të keq gruaja e tij humbi jetën pas dhunës së hajdutëve./jav)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI