SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Wanderlust in Albania”, Rama: 687 konkurrentë nga 40 vende të botës

Nga Eva XHAJANKA

 Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se, vetëm në 10 ditë aplikime për Konkursin e parë Ndërkombëtar, magjia e Shqipërisë në objektivin tuaj “Wanderlust in Albania” u mblodhën 6,284 fotografi dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike. Rama përcolli në rrjete sociale pamje mbresëlënëse nga vendet më të bukura të Shqipërisë, teksa bëri të ditur në këtë konkurs kanë aplikuar 687 konkurrentë nga 40 vende të botës.

“Një hartë e gjerë gjeografike e pjesëmarrësve me 687 konkurrentë nga 40 vende të botës, që nga Australia e largët, India, Japonia, Kina e kudo në Europë”, tha Rama.

Kryeministri njoftoise, mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve dotë zhvillohen më 12 dhjetor në Pallatin e Brigadave, në Tiranë.

Konkursi “Wanderlust in Albania” do të ndahet në 10 kategori, me tematika të ndryshme:
1. Peizazhe (natyrore, malore, bregdetare); 2. Foto panoramike (qytetet e Shqipërisë, fshatrat turistikë); 3. Monumente & site arkeologjike (monumente kulture, kala, amfiteatër, muze dhe site arkeologjikë ose të ruajtur nga UNESCO); 4. Folklor (etnografi, valle, ritual, traditë); 5. Artizanati & Zejtaria; 6. Agroturizëm & Kulinari (ushqime tradicionale, bujtina, agroturizëm); 7. Eventet e aplikacionit TEA (festivale, festa lokale, koncerte, evente artistike, ekspozita etj); 8. Turizmi sportiv & Ekoturizmi (hiking, zhytje, alpinizëm, kajak, parashutizëm, flora & fauna, shtigje, parqe); 9. Arkitekturë (xhami, kisha, arkitekturë mesjetare dhe e re urbane); 10. Fotoreportazh (fotolajm, që rrëfen ngjarje nga jeta).

Në këtë konkurs përmes një jurie me ekspertë do të zgjidhen 300 fotografitë dhe 100 videot reels më të bukura nga Shqipëria turistike, me imazhe që frymëzojnë udhëtimet dhe turizmin, për të pasuruar fondin arkivor të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si promovuesja kryesore e natyrës së rrallë, traditës, kulturës, artit e historisë shqiptare, për cilindo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë.

Ky konkurs do të ketë dy forma votimi, ku do të përzgjidhen 10 fotografitë dhe 10 videot reels më të bukura për secilën kategori përmes një jurie profesionistësh dhe 2 çmime nga votimi online, për fotografinë dhe videon reels më të mirë nga sytë e publikut, votim që do të kryhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (Visit Albania) në Facebook.///

error: