Xhulia, 20-vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e innovative.
Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo WiFi.
Historia e saj e suksesit u publikua sot nga kryeministri Edi Rama.“Të zgjedhësh një gjuhë programimi është si të zgjedhësh një gusto tënden në meny. Të jep lirinë e mundësinë të komunikosh me të tjerët pa kufizim. Modeli im i suskesit është Stiv Jobs. Do të doja të arrija në hapat e tij”, shprehet Xhulia.
Pasioni i saj ka lindur kur ajo ishte ende e vogël.“Qasja në internet ka qenë e hershme, në fëmijëri, në internet kafenë e babait tim, ku mësova hapat e parë të programoja. Internet pa WiFi do të jetë i pranishëm në të ardhmen tonë së shpejti”, thotë ajo.
Konkursi botëror i projekteve teknologjike ku Xhulia zuri vendin e dytë, u patronazhua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Teknologjisë Dixhitale gjermane dhe mbështet inovacionin në vitin 2020-2021.
“Ishim 10 mijë finalistë. Në fund u zgjodhën 2 pjesëmarrësit më të mirë të garës”, tregon Xhulia.
Prototipi për internet pa WiFi do të jetë së shpejti në treg.
“Së shpejti prototipi do të jetë në treg, i aksesueshëm nga çdo individ, nga çdo lloj klase shoqërore, pasi tregun duhet ta shikojmë në mënyrë sa më fleksibël, që të jetë i aksesueshëm nga çdo individ, që të ketë mundësinë e të parit të botës në një këndvështrim ndryshe”, shprehet Xhulia.Xhulia do të zbulojë projektin e saj të ri këtë javë pranë qeverisë gjermane, që lidhet me burimet energjetike. “Kam marrë vlerësim direkt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Teknologjisë Dixhitale, në Gjermani. Më datë 2 dhjetor do të jem në këtë ministri për të prezantuar projektin për burimet energjetike në fushën e inovacionit. Do të doja të ishte kjo një arritje tjetër e punës sime”, thotë ajo. /ata///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat