Kryterari i PD-së, Lulzim Basha është përjashtua nga Kuvendi pasi “zaptoi” foltoren.
Pasi kyedemokrati Basha refuzoi të lironte foltoren e Kuvendit, kryeparlamentartja Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca e sotme. “Edhe njëherë z.Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores.
E kam për një ditë e ka drejtuesi i seancës, jeni i përjashtuar. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”, iu drejtua Lindita Nikolla. Pas vendimit për përjashtimin e tij, Basha “shpërtheu” në të qeshura dhe refuzoi të largohej nga salla e Parlamentit dhe Nikolla vendosi të ndërpresë seancën për 5 minuta.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.