Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i kujtoi Lulzim Bashës pikën e tij të dobët, Matamatikën. Në një replikë të shkurtër në Kuvend, Gogu tha se Basha s’mund të fliste në emër të shumicës kur vetë është një pakicë teksa po diskutohej për reformën zgjedhore.
Gogu kërkoi të fiksohej se për 9/10 e shqiptarëve nuk mund të flasë 1/10. “Sepse 1/10 bën 10% thotë zysha ime e Matematikës, nuk bën 90%”, deklaroi Gogu duke kërkuar ndërkohë shënimin e numrave në procesverbal. Pas zaptimit të foltores për disa minuta, kryetarja Lindita Nikolla përjashtoi Bashën nga seanca.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota