SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zbulohet formulari për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit

Zbulohet formulari për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha. Në formular që duhet plotësuar nga anëtari i Partisë Demokratike thuhet ai që e firmos bie dakord me Thirrjen e Kuvendit dhe me rendit e ditës që përmban 18 dhjetori.

“Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘Non Grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur:

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike,
Ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve,
Unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar
Emër
Mbiemër
Dega
Funksioni
Nr.Celulari
Nr.ID
Deklaroj sa më poshtë
1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.
2. Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00″, shkruhet në formular.” thuhet në formularin zyrtarë të PD-së.

Kujtojmë se nga ana tjetër është ish-kryeministri Sali Berisha i cili me 4200 firma pretendon që të mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së. /abcnews.///

error: