Sipas vrojtimeve të fundit, në shumë vende të botës është konstatuar që ka një dallim mes meshkujve dhe femrave në numrin e viktimave që ka shkaktuar virusi COVID-19.
Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të ngrenë pyetje në lidhje me këtë dukuri dhe studimet e fundit duket se kanë dhënë një farë përgjigje për këtë gjë.
Pyetja kryesore rezulton “Pse burrat preken më shumë sesa gratë nga koronavirusi?” Përgjigjen e sjell një reportazh i rrjetit prestigjioz britanik të lajmeve, BBC. Sipas një studimi të bërë, dy janë faktorët për këtë. Faktori i parë lidhet me stilin e jetesës së meshkujve.
Në shumicën e vendeve, meshkujt priren që të abuzojnë më shumë sesa gratë në gjëra të tilla si duhani apo alkooli dhe kjo, për pasojë, e ul imunitetin e tyre.
Nga ana tjetër, po sipas këtij studimi, femrat po ashtu kanë një imunitet më të lartë sesa meshkujt për nga vetë natyra e tyre dhe kjo bën që ato të kenë një nivel më të ulët prekjeje në rang botëror nga virusi vdekjeprurës COVID-19.-Shqip/R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI