Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin për të votuar.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo tha se “kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”.
“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme”, tha Garo.
“Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entuziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë”- shprehet Garo. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI