SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjatja e mandatit të vettingut, Rama: Reforma në drejtësi nuk negociohet.

-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas mbledhje së kryesisë së Partisë Socialiste se, “zgjatja e mandatit të organeve të vettingut është një domosdoshmëri”.

I pyetur nga gazetarët në një prononcim për mediet nëse ka pazar me kreun e PD-së Bashën për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, Rama tha se, “zgjatja e mandatit të organeve të vettingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer është pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet”.

Ndërsa, shtoi Rama, “nga ana tjetër, ju kujtoj se reforma në drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë, i pandërprerë dhe i pa disktueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë, me aleatët tanë strategjike SHBA dhe BE dhe këtu besoj se vija është shumë e ndarë”.

I pyetur nëse oferta për bashkëqeverisje drejtuar Bashës a ka qenë një ftesë e sinqertë, Rama tha se, “PS është në një proces reflektimi, sepse proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut. Por në të njëjtën kohë proceset e reflektimit na kanë ndihmuar të kuptojmë se, vetë përmirësimi është një domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin”.

error: