SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjedhja e Begajt si President, Ambasada e SHBA-së: Forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona

Ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë kanë uruar Presidentin e ri të Republikës  zgjedhur sot në Kuvend, Bajram Begaj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në urimin e saj publikuar në rrjetet sociale thekson se, si shef i mbrojtjes, ai kontribuoi ndjeshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Si shef i mbrojtjes, ai kontribuoi ndjeshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të në rolin e tij të ri dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, shkruan ambasada e SHBA në urim.

Ambasada e Gjermanisë shprehet në urim se, zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës

“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, thuhet në urimin e ambasadës së Gjermanisë.///

error: