Ministria e Jashtme e Greqisë uroi sot Bajram Begajn për zgjedhjen si Presidenti i ri i Republikës.
Në urimin e publikuar në rrjetet sociale thuhet se Greqia pret bashkëpunim të ngushtë drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve a dypalëshe dhe promovimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
“Greqia i shpreh urimet e saj të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Ne presim bashkëpunim të ngushtë drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe promovimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thekson MPJ e Greqisë.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi