TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cilësoi sot një hap tjetër përpara në rrugën drejt Reformës në Drejtësi vendimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të propozuar Aida (Hajnaj) Veizaj për kryetare të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një reagim ambasadorja Kim ka përdorur një fjalë të urtë popullore shqiptare: “Gur gur bëhet mur”.
“Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP emrin e Aida Hajnaj për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI me më të mirët e zbatimit të ligjit amerikan. Gur gur bëhet mur”, shprehet ambasadorja Kim.
BKH është një institucion i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta.
BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë