SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zgjedhjet. Autoportret. Vasil Llajo, kandidat i PS për deputet në Qarkun Vlorë.

E nisa rrugën si mjek pikërisht në skajin më jugor të vendit, në Sarandë, Konispol dhe fshatrat tona buzë kufirit, aty ku Shqipëria takohet me detin dhe malet dhe ku sot kam privilegjin të kandidoj për deputet.

Në ato vite të para, s’kishte as rrugë, as drita, as mensë, vetëm njerëz që prisnin dikë t’u shërbente.

Me çantën e mjekut dhe librat e mjekësisë, ecja fshat më fshat, derë më derë, duke u bërë për vite me radhë mjek dhe mik i çdo familjeje.

Por, nuk u ndala aty. E dija që njerëzit e këtij vendi, meritonim shumë më shumë. Meritonte Saranda, meritonte Konispoli, meritonte çdo fshat i kësaj zone. U largova për një kohë drejt Athinës, ku pashë nga afër si funksionon një sistem modern shëndetësor. Por, Shqipëria dhe vendi im, Saranda, mbetën plagë e hapur për mua, prandaj u ktheva.

Isha i pari që solla skanerin në Shqipëri. Themelova laboratorin Intermedica, duke sjellë teknologjitë më të avancuara për diagnostikë, biologji molekulare dhe citogjenetikë. Sot, mbi 600 profesionistë janë pjesë e rrjetit tim në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi – një vizion që e ktheva në realitet.

Pas gjithë këtyre viteve, besoj se tani është momenti të jem zëri i Sarandës, Konispolit, çdo banori të kësaj zone aty ku merren vendimet. Sepse askush më mirë se unë nuk e di çfarë do të thotë të luftosh për jetën e tjetrit, qoftë në një fshat të largët, qoftë në një sallë operacioni.

Shëndeti është e drejta më e madhe e çdo qytetari. Dhe ky është premtimi im: të punoj që Saranda dhe çdo cep i jugut të kenë akses të barabartë në shërbimin mjekësor, kudo ku jetojnë.///

error: